Klopp në një konferencë ndryshe: Falenderoj Zotin që kemi humbur me Liverpool-in

Liverpool ka vendosur një rekord me 15 ndeshje pa pësuar humbje, ndërsa do të ishte disfata që të kuqtë morën nga Napoli në ndeshjen hapëse të “Champions League” që do të ndalte këtë ecuri pozitive të tyre.

Por kjo humbje nuk ka pasur aspak ndikim negative te Jurgen Klopp, përkundrazi, gjermani e sheh këtë si diçka pozitive për ekipin e tij. Kështu, trajneri i Liverpool mendon se kjo humbje e sjell skuadrën me këmbë në tokë, sepse pas momenteve të tilla mësohen të metat e ekipit dhe pikërisht atëherë mund të nisë ndryshimi për përmirësim. Gjithashtu gjermani shton se plani i tij është t’ua bëjë jetën sa më të parehatshme kundërshtarëve në fushën e lojës.

“Falë Zotit kemi humbur hera-herës në ‘Champions League’ ose në kompeticione të kupave të tjera, sepse në ende e dimë ndjesinë e saj. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse duam t’i ndryshojmë gjërat kur humbasim një lojë.

Thjesht dëshirojmë të shkojmë në Sheffield dhe ta bëjmë jetën e tyre sa më të parehatshme që të jetë e mundur. Ky është plani. Ne konsiderohemi si një nga ekipet më të mira, por ne nuk dëshirojmë të sillemi si të tillë. Dëshirojmë të luftojmë si një sfidues i përshtatshëm”, ka thënë Klopp./Sport Ekspres/