Klopi feston nga shtëpia/ Manchester City dështon sërish, e befason Wolvesi dhe…-8!

Manchester City ka marrë një tjetër humbje në këtë kampionat, duke u mundur në shtëpi nga ana e Wolvesit me rezultatin 0-2. Kur “qytetarët” ishin hedhur të gjithë në sulm, për të gjetur golin e fitores, në minutat e fundit të së dytës do të ishte Adama Traore që do t’i ndëshkonte dy herë.

Fitore e madhe kjo për Wolvesin, por nga ana tjetër ekipi i Guardiolës pëson një goditje po kaq të madhe. Pas kësaj humbje, diferenca me Liverpulin e Klopit shkon në -8 pikë. Padyshim që festa më e madhe mund të ketë nga trajneri gjerman në shtëpi, duke shijuar këtë përballje me fundin e duhur për të. /Sport Ekspres/