Klopi është një gjeni/ Kutinjo kërkon të kthehet te Liverpuli, pranon edhe me ulje të rrogës

Në sezonin 2018-2019, Kutinjo ishte gati të hidhte klubin e Liverpulit në gjyq pasi nuk lejuan transferimin e tij tek Barcelona në merkaton e janarit. Pasi u krye transferimi për një shifër të majme mbi 100 milionë euro, braziliani u shpreh mjaft i gëzuar për aventurën e re. Megjithatë tek Barcelona nuk pati shumë hapësira, kjo për shkak të dëmtimeve të shumta. Si pasojë Kutinjo mendoi për largimin nga Katalonja për të gjetur formën fizike që kishte tek Liverpuli.

Edhe pse u duk se pas kalimit tek Bajern si huazim lojtari do të rigjente veten, përsëri karriera e tij mori një pikëpyëtje të madhe për shkak të ndeshjeve mjaft të dobëta. Bavarezët mendojnë të mos ta përdorin opsion e blerjes qe kanë në kontratë, duke e detyruar 28 vjeçarin të ritkhehet tek Barça.

Megjithatë Kutinjo dëshiron të kthehet tek Liverpuli dhe sipas gazetës “Sunday Ëorld”, ai i është vetë-ofruar trajnerit të “The Reds”, duke pranuar edhe një zbritje të konsiderueshme të pagës. Jurgen Klop mund ta vlerësojë si mundësi pasi situata ekonomike e klbit është mjaft e rënduar nga pandemia. Pas largimit të Kutinjos nga Liverpuli, ekipi anglez ka fituar një titull Champions League dhe është pranë fitimit të Premier League, pas më shumë se 20 vitesh dështim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *