Klop tha se Lacio fiton Serinë A? Tare përgjigjet: Sikur nuk na shikonte, do isha gënjeshtar nëse e mohoj

Lacio është duke bërë një kampionat fantastik në Seria A, duke tejkaluar pritshmëritë. Kryeqytetasit po luftojnë me Juven dhe Interin për Skudeton, në një garë që mbetet e hapur. Ndërkohë drejtori sportiv, Igli Tare, shprehet hapur se e dëshiron kampionatin në këtë sezon dhe nuk mund të fshihet.

“Është nj? ndeshje e rëndësishme,por jo vendimtare. Ne duhet të vazhdojmë në këtë rrugë që kemi nisur dhe ka shumë entuziazëm. Klop tha se ne fitojmë Serinë A? Por a nuk e tha vetë ai, se nuk i pëlqen shumë të shoh kampionatin tonë? (Qesh). Do të isha gënjeshtar nëse do them se nuk e mendoj që do fitojmë kampionatin, sepse ua shprehim edhe lojtarëve të rinjë që afrohen te Lacio”, tha Tare. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *