Klop: Të shohim sa të fortë jemi. Dy skuadra janë favorite në Champions

Trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, ka folur pas shortit në ChampionsLeague, ku në çerekfinale The Reds do të përballen me Mançester Sitin, në derbin e vetëm të këtij turi.

“Do të japim gjithçka, na presin dy net fantastike. E kam thënë edhe më parë, ndodh shpesh që në short të përballesh me fqinjët, por nuk më intereson shumë, realisht. Kemi humbur një herë, kemi fituar një herë këtë sezon ndaj Sitit, nuk mendoj se ata shpresonin të ndesheshin me ne, para hedhjes së shortit. Tani do të shohim sa të fortë jemi.

“Nuk jemi favoritë, por në tetëshe nuk ka shumë favoritë, ndoshta vetëm Bajerni e Barcelona, por falë zotit është futboll dhe asgjë nuk është e vendosur. Luajmë vajtjen në shtëpi, por nuk ka ndonjë rëndësi aq të madhe. Problemi i vetëm është se Anglia do të humbasë një skuadër, vetëm njëra do të shkojë në gjysmëfinale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *