Klop synon historinë, nuk do thjesht titullin

Jyrgen Klop nuk i kurseu fjalët e mira për ekipin e tij në daljen për shtyp mbas fitores ndaj Njukasëllit. Trajneri gjerman theksoi se rruga drejt titullit kampion është e gjatë dhe e vështirë, por ai beson se skuadra e tij mund të shkruajë histori duke e arritur trofeun pa marrë asnjë humbje, dhe këtë e bazon te fakti që në gjysmën e parë të sezonit (19 ndeshje), skuadra e tij ka pësuar vetëm 9 gola.

“Është diçka e mirë që kemi krijuar një diferencë prej gjashtë pikësh nga ndjekësit. Ky ishte qëllimi që i kishim vënë vetes gjatë fillimi të sezonit. Duam të krijojmë histori me këtë klub, përse të mos jemi ne Liverpuli i parë që e mbyll kampionatin si i pamposhtur”

“Kemi një rrugë shumë të gjatë dhe të vështirë. Çdokush në skuadër e di këtë. Na presin dhe 19 ndeshje të tjera. Do përballemi sërish me Sitin, Arsenalin dhe Totenhemin”, përfundoi Klop.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *