Klop: Sevilja luajti volejboll

0

Mankthi finale përndjek Jurgen Klopin. Me mbrëmjen e djeshme janë pesë finalet e humbura nga Klop… Edhe Sevilja nuk e ka falur. Megjithatë, pas ndeshjes, trajneri gjerman është ndalur të komentojë sidomos edhe arbitrimin. “Në pjesën e parë, futbollistët e Seviljes ndoshta luajtën pak volejboll. Sa keq, sepse në pjesën e parë luajtëm mirë, më mirë se ata. Ishte një ndeshje e tendosur, pati dy faulla për prekje më dorë… Gjyqtari e kaloi dhe gaboi, nuk ishim me fat. Në pjesën e dytë kishte pak kompaktësi dhe kemi rreshtur së besuari, jo vetëm sepse shkoi kështu… Për fat të keq, kjo nuk ishte ndeshja jonë më e mirë”. Më pas, ai ka vazhduar: “Goli i parë i Seviljes na hodhi poshtë dhe na bëri që të humbasim besimin. Kemi kaluar nga pasimet e thjeshta dhe të shpejta tek ato të ngadalta dhe të ndërlikuara”. Pjesa e parë? “Ishte e mirë, Sevilja përdorte topa të gjatë për të shmangur presingun tonë. Sa keq, tani jemi të dërrmuar dhe do të përpiqemi që ta marrim veten pas kësaj eksperience. Vitin tjetër s’do të kemi kupat e Europës dhe do të shfrytëzojmë kohën për t’u stërvitur”. Motivet e humbjes? “Djemtë janë të rinj dhe ishin në finalen e parë europiane. Jemi sidoqoftë të trishtuar, ne por sidomos tifozët. U përpoqa që të thërrisja në ndihmë publikun për t’I motivuar, por nuk mjaftoi. Penalltia në fund të pjesës së parë? Më thanë se ishte, do të kishte qenë 2-0 dhe këtu mund të futej një ndeshje tjetër”. Si të reagosh vitin tjetër? “Duhet të përdorim mirë pjesën e parë dhe sidomos eksperienën. Sigurisht, skuadra do të jetë ndryshe, nuk ka dyshime, ashtu si nuk ka dyshime mbi faktin që do të kthehemi të luajmë një finale”.
Finalja e pestë radhazi e humbur nga Liverpuli? “Për fat ka gjëra të tjera më të këqija në jetë. Unë quhem me fat që jam trajner i Liverpulit, edhe pse sot (dje) nuk e pata këtë fat. Sigurisht, do të ringrihemi”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here