Klop rrëfen: Alison pas finales së Champions? I fola Kariusit!

Jurgen Klop, trajneri i Liverpulit, ka folur për “Kicker” për blerjen e Alisonit gjatë kësaj merkatoje vere, një portier që kushtoi thuajse 77 mln euro me bonuse.

I ngacmuar për gafat e Kariusit në finalen e Champions si shkaku që “reds” u hodhën në merkato për një tjetër portier, ja përgjigjia e gjermanit:

“I thashë Kariusit gjërat ashtu si janë dhe jo atë që do të donte t’i thuhej… Finalja e Champions, megjithatë, nuk ka asnjë lidhje: nëse do të ishte në merkato Alison, do ta kishim marrë përtej asaj finale të Champions”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *