Klop rigjen buzëqeshjen: Përgjigje për kritikat!

Një shëtitje 5-0, për të larguar frikën dhe dyshimet. Liverpuli është kthyer fuqishëm dhe ruan kreun e Premier Ligës me një triumf total ndaj Uotfordit në formë, që kohët e fundit kishte shkëlqyer.

Natyrisht, pas ndeshjes trajneri Jyrgen Klop ishte i lumtur, krejt ndryshe nga fundjava e shkuar në Mançester.

“Ishte fantastike, djemtë treguan sa shumë e shijojnë futbollin dhe situatën ku jemi”, tha trajneri gjerman për BBC Sport.

“Ishte një sinjal i rëndësishëm, duke pasur parasysh çfarë është shkruar e thënë për ne ditët e fundit. Nuk ishte e drejtë, këta djem janë fenomenalë dhe sot treguan kaq shumë pasion.

“Salah ishte i pabesueshëm. Mane shënoi një gol të mrekullueshëm. Të tre mesfushorët ishin të jashtëzakonshëm. Dy qendërmbrojtësit ishin perfektë.

https://twitter.com/AnfieldHQ/status/1100882548534710274?s=19

“Fituam 5-0, ndaj nuk flitet shumë për lojtarët e mbrojtjes, por edhe ata ishin super. Edhe Alison ishte i shkëlqyer. Jam i kënaqur edhe nga lojtarët që u futën nga stoli. Aleksandër-Arnold dha krose perfekte, nuk mbaj mend kur ka dhënë për herë të fundit 3 asiste në një ndeshje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *