Klop: Receta është e qartë, ju tregoj pse ka vuajtur Liverpuli ndër vite!

0

Liverpuli ka hyrë në fazën më të rëndësishme të sezonit. Ekipi i Klopit po lufton fort në të dyja kompeticionet: kampionat dhe Champions Ligë. Në ishull renditen të dytët, një pikë poshtë Sitit, por gara vazhdon, do të jetë e ashpër deri në fund, me “The Reds” që duan të rikthejnë trofeun në qytet pas 29 vitesh.

Në Champions Liverpulin e presin dy ndeshje me Porton për një vend në gjysmëfinale. Djemtë e Klopit eliminuan Bajernin e Mynihut dhe duan t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni.

Trajneri gjerman është ndër më të mirët në botë, por ai është gjithnjë modest. Klop ka folur për “The Guardian”, duke theksuar faktin që klubi nuk do të shpenzojë në verën e ardhshme. Liverpuli nuk u kursye në verën e kaluar dhe ofroi në ekip emra si: Van Dijk, Alison, Shaqiri, Keita dhe Fabinjo.

Klop analizon ekipin e tij dhe atë që pret nga ta. Në fund vetja e tij dhe gjykimet e njerëzve. Tifozët të mbajnë mend kur fiton, por gjermani shpjegon filozofinë e tij dhe çfarë i nevojitet për të qenë i lumtur.

MERKATO – “Nuk dua të them se çfarë do të bëjmë saktësisht, por nuk besoj se ky ekip ka nevojë për momentin për të shpenzuar shumë para. Mënyra më e mirë është mbledhja e një grupi lojtarësh, zhvillimi dhe rritja e tyre e përbashkët dhe qëndrimi për një farë kohe së bashku. Ndoshta ky ka qenë problemi kryesor i Liverpulit në dekadën e kaluar. Ata krijonin ekip të mirë, por lojtarët largoheshin në fund të sezonit. Është e sigurt që kjo gjë nuk do të ndodhë këtë vit.”

EKIPI – “Rritja e Liverpulit është e ndjeshme dhe po hedhim hapa pozitivë. Duhet të fillojmë ta shohim veten, ashtu siç na shohin ekipet e tjera. Kurrë nuk e kisha parë Bajernin të luante në mbrojtje si ndaj nesh. E njëjta gjë ndodhi edhe me Mançester Sitin, kur erdhi në fushën tonë. Ata kanë shumë respekt për ne, ndërsa unë nuk jam i bindur nëse kemi po kaq respekt për veten tonë. Sigurisht që do të vijë në rritje, hap pas hapi. Ja pse isha shumë i lumtur pas fitores me Bajernin. Ne mund të përmirësohemi akoma, uroj vetëm që të jemi bashkë dhe të mos pësojmë dëmtime.”

LAVDIA PERSONALE – “Ju nuk e imagjinoni dot se sa pak më intereson diçka e tillë. Nuk mendoj kurrë për veten, por vetëm për të ndihmuar ekipin që të arrijë suksese. Nuk po tentoj që të mbahem mend për 50 vite. Kjo nuk është presion për mua, por një mundësi. Unë e dashuroj punën time, mendoj se kam një skuadër fantastike dhe kaq më mjafton për të qenë një person i lumtur. Nuk më intereson gjykimi i njerëzve. Zoti do të më gjykojë një ditë dhe kjo është e vetmja gjë që më intereson.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.