Klop: Reali e Barça do vuanin në Angli

0

Trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, ka lëshuar një intervistë për spanjollen Marca, ku ndër të tjera ka folur për diferencat mes kampionatit anglez dhe atij spanjoll, duke theksuar se Real Madridi dhe Barcelona nuk do ishin aq superiore në Premier Ligë.

“Në Premier nuk ka asgjë të sigurt. Intensiteti është shumë i lartë dhe shumë gjëra mund të ndodhin në ndeshje. Nuk ekziston asnjë takim ku mund të fitosh 4-0 dhe të lësh pushim titullarët. Nuk ekziston një gjë e tillë në Premier Ligë. Nuk është e mundur as në Bundesligë, përveç Bajernit.

“Çelsi po zhvillon një sezon të madh, por në shumë ndeshje ka fituar 1-0 dhe është detyruar të mbrohet deri në fund të ndeshjes. Kam provuar dy liga të mëdha dhe mund të them se ajo angleze është vërtet e vështirë. Pyesni Pep Guardiolën, do t’iu thotë të njëjtën gjë”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here