Klop: Politika e la jashtë Shaqirin, në serbisht di vetëm të shaj…

Trajneri i Liverpulit Jyrgen Klop ka folur para gazetarëve në Beograd për takimin e nesërm ndaj Cërvena Zvezdës. Nuk kishte se si konferenca të mos hapej me çështjen e mungesës së Xherdan Shaqirit, i cili është lënë jashtë me urdhër të teknikut gjerman.

MUNGESA E SHAQIRIT – “Shumë herë më duhet të marrë vendime për lojtarët që më duhet të grumbulloj dhe futbollistët e mi duhet ta pranojnë këtë gjë. Kam dhënë një deklaratë në sajtin e klubit ku mund të mësoni më shumë në lidhje më ketë çështje. Është e trishtueshme. Politika ka influencë në çdo fushë të jetës. Jemi këtu për të luajtur futboll. Nuk donim një histori jashtë futbollit prandaj morëm këtë vendim”.

KUNDËRSHTARI – “Janë një skuadër e fortë dhe do të jenë akoma më të rrezikshëm, pasi ndeshja do të ketë një atmosferë më të cilën ata janë mësuar. Luajtëm shumë mirë në ndeshjen e parë në “Anfield”. Ne në Liverpul e dimë sa e rëndësishme është atmosfera e një ndeshje”.

NJOHURI TË SERBISHTES ? – “Kam punuar me shumë persona nga ballkani, por fatkeqësisht nga ata kam mësuar vetëm disa fjalë fyese dhe këtu nuk është vendi i përshtatshëm për t’i thënë ata (qesh)”, përfundoi Klop.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *