Klop pas kualifikimit të çmendur: Nëse nuk gjendet data, le të luajë Arsenali për ne

Liverpuli ka arritur të kualifikohet në një ndeshje të çmendur në Kupën e Anglisë, duke kaluar Arsenalin në një barazim 5-5 për 90 minuta. Nga pika e bardhë e penalltisë do të ishin lojtarët e Klop që kaluan më tej pasi u treguan të saktë në ruletën ruse duke fituar 5-4.

Por një problem i madh në futbollin anglez është ngjeshja e kalendarit dhe ndeshjet e shumta brenda pak ditësh. Pikërisht për këtë ka folur Klop pas ndeshjes, madje duke guxuar me deklaratën. “Nëse nuk gjendet një datë e përshtatshme, ne nuk do të luajmë. Le të fusin Arsenalin në vendin tonë”, ka thënë prerë tekniku gjerman. /Sport Ekspres/