Klop nuk iu ndahet gjermanëve, edhe Juve pas yllit të Leverkuzenit

0

Liverpuli dhe Juventusi do të rivalizojnë gjatë merkatos së verës për firmën e yllit të Bajer Leverkuzenit, Julian Brand. 22-vjeçari është prej vitesh një objektiv i Jurgen Klop, por trajneri gjerman nuk ka arritur të arrijë te shërbimet e tij.

Sipas mediave britanike, Liverpuli do të paguajë 25 milionë euro për shërbimet e tij, por duhet të mposhtë konkurrencën e Juventusit. Nga “Zonja e Vjetër”, priten disa largime në fundin e këtij sezoni, me emra si Kuardrado dhe Dibala që mund të bëjnë gati valixhet. Brand shihet si lojtari i duhur për të përforcuar skuadrën në sezonin e ardhshëm.

Në Bundesliga këtë sezon, Brand ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Leverkuzenit. Ai është i treti në renditjen e lojtarëve që kanë më shumë asiste (10), pas Xhejdon Sanços (12) dhe Xhoshua Kimish (11).

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.