Klop: Liverpuli e adhuron Championsin, dua t’i shmang këto tre ekipe

Liverpuli zhvilloi një ndeshje shumë të mirë në Bavari. Djemtë e Klop fituan 3-1 përballë Bajernit të Kovaç dhe u kualifikuan në çerekfinale, duke u bërë ekipi i katër nga ishulli, bashkë me dy Mançesterët e Totenhemin, që arrijnë në këtë raund.

Sadio Mane (dygolësh) dhe Virxhil Van Dijk ishin autorët e golave për “The Reds”, Liverpuli u mposht vitin e kaluar në finalen e Kievit nga Reali i Madridit dhe sivjet do të kërkojë fitimin e trofeut. Trajneri gjerman komenton shortin që do të hidhet të premten (nesër) në orën 12:00, duke zbuluar emrat e tre ekipeve që nuk i dëshiron përballë.

Sigurisht që dua të shmang tre ekipet angleze, por do të pranojmë çdo ekip që na bie. Skuadra ime e adhuron këtë kompeticion dhe duam t’i shkojmë deri në fund”, thekson trajneri Klop.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *