Klop: Kush gëzon për shortin, gabohet rëndë

0

Liverpuli do të ndeshet me Romën, rivalin më të lehtë nga ata të mundshëm në gjysmëfinalet e Champions League, por Jyrgen Klop ndalon rreptësisht festimet dhe euforinë. Trajneri gjerman e ka parë me vëmendje paraqitjen e Romës në dy përballjet me Barcelonën, që gëzoi shumë kur shkoi e vendosi përballë italianëve.

“Nëse ndokush mendon se shorti ishte i favorshëm për ne, nuk jam aspak dakord, sepse me siguri nuk i ka parë ndeshjet e Romës kundër Barcelonës. Në vajtje humbja 4-1 nuk ishte pasqyrë e lojës, ndërsa në ndeshjen e dytë Roma luajti në mënyrë të jashtëzakonshme dhe mund të fitonte 5-0”, u shpreh në konferencën e sotme për shtyp Klop, i cili në fakt sapo mbaroi ndeshja e tij kundër Sitit, nuk e besoi kur i thanë që Roma ishte kualifikuar.

“Nuk mendova ‘falë Zotit evitova Realin dhe Bajernin’. Mendoj se rëndësi ka të jesh në gjysmëfinale dhe që do të kishim shanset tona ndaj çdo rivali, tani do të përballemi me Romën dhe është një sfidë shumë e ekuilibruar”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.