Klop ka rikthyer Liverpulin e madh, të kuqtë arrijnë rekordin historik

0

Liverpuli mori një fitore me mjaft vlera një natë më parë, teksa triumfoi në transfertën e Bërnlejt me shifrat 1-3. Një ndeshje që rezultoi mjaft e vështirë për “The Reds”, të cilët luajtën me shumë ndryshime në formacion.

Gjithsesi, me zbritjen në fushë të Firminos dhe Salah, të kuqtë arritën të përmbysnin dizavantazhin dhe morën një fitore që i lë përsëri dy pikë prapa Mançester Sitit, që ndodhet në vendin e parë.

Ekipi i Jurgen Klop tashmë është në kuotën e 39 pikëve, pas 15 javësh të luajtura. Asnjë humbje për të kuqtë deri në këto momente, duke arritur plot 12 fitore dhe 3 barazime. Fitorja e arritur mbrëmë ndaj Bërnlejt, ka kompletuar rekordin historik për ekipin nga “Anfield”, duke bërë kështu nisjen e sezonit më të mirë në historinë e tyre.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.