Klop: Jam trajner rekordesh, disfata ndaj Realit më mësoi vetëm diçka

0

Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, foli në konferencën e fundit para sfidës së madhe finale kundër Totenhemit, sfidë që do të vendosë se cili ekip do të jetë kampioni i ri e Champions League. Në fjalën e tij, tekniku gjerman u shpreh:

“Karriera ime deri më tani nuk ka qenë e pafat. Problemi im i vetëm është që kam arritur shumë finale nga viti 2012 deri më tani. Shtatë vitet e fundit, kam një rekord shumë të mirë, pasi i kam fituar të gjitha gjysmëfinalet, por kjo nuk ka shumë rëndësi, apo jo? Nëse bëj një libër për këtë rekord, askush nuk do e lexonte.

Unë jam një njeri normal, ka momnte kur jam i pafat, ka momente kur fati është në anën time. E kuptoj se në futboll duhet shumë fat në momente specifike. Medaljet janë të shumta, trofetë janë arsyeja pse jemi në këtë sport. Kur kam qenë në vijën e finishit, fati nuk ka qenë në anën time.

Çfarë kam mësuar nga finalja e vitit të shkuar? Që në futboll ndëshkohesh dhe nga një roveshatë spektakolare 20 metra larg portës. Nga finalet tjera, nuk kam mësuar asgjë të jem i sinqertë. Çdo ndeshje është e ndryshme. Kundër Realit, pësuam dy gola të çuditshëm dhe golin më të bukur të vitit. Si reagova? E lashë pas dhe ika në shtëpi.

Jemi një skuadër shumë ndryshe nga sezoni i shkuar. Finalja kundër Realit ishte hapi i parë i këtij rrugëtimi fantastik deri më tani. Tashmë, jemi shumë më të rritur, lojtarët po fitojnë eksperiencë. Futbollistë si Aleksander-Arnold tani mund të luajë më shumë se 50 ndeshje në sezon. Do të jetë një sfidë e zjarrtë, jam i sigurt për këtë, edhe ju të jeni të sigurt”, u shpreh Klop.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.