Klop i thotë Shaqirit të këndojë në shqip, në festën e pazakontë të datëlindjes ka edhe: Shumë urime për ty

Dita e djeshme stërvitore ishte e veçantë për skuadrën e Liverpulit, pasi u festua datëlindja e një prej talenteve të saj, Harvey Elliot. Tashmë dihet marrëdhënia e ngushtë që krijon Klopi me futbollistët, duke i bërë që të ndihen të gjithë pjesë e rëndësishme e skuadrës.

Kështu Harvey Elliot, megjithëse nuk i ka “futur këmbët” në ekipin e parë ka marrë urimin e të gjithëve shokëve dhe yjeve të Liverpulit A. Megjithëse disa ditë me vonesë, pasi datëlindjen e kishte në datën 4 prill.

Përpara se të nisej stërvitja e pazakontë si në kohën e COVID-19, me lidhje live, ka pasur urime nga shumë gjuhë të botës. Jurgen Klop i ka thënë Shaqirit që të këndojë dhe urojë në shqip, ndërsa më pas do të dëgjonim edhe: “Shumë urime për ty”. /Artikull i përgatitur nga Klaudio Ndreca për Sport Ekspres/