Klop i qartë: Fabinjo? Mund të duhet shumë kohë

0

Liverpul ishte një ndër ekipet më aktive gjatë merkatos së verës. Padyshim një ndër transferimet që ra më së shumti në sy ishte blerja e Fabinjos, nga francezët e Monakos, për shifrën e 45 milionë eurove.

Ajo që po bën edhe më shumë përshtypje në këtë fillim sezoni, është se braziliani ende nuk ka arritur të debutojë në Premier Ligë. Në 6 javët e para, mesfushori ka qenë në stol në vetëm 3 sfida dhe lidhur me këtë temë ka folur dhe trajneri Klop. Tekniku gjerman ka habitur jo pak, teksa ka thënë se Fabinjo mund edhe të debutojë pas 6 muajsh, pasi i duhet të jepet kohë.

“Fabinjo duhet të jetë sa më i natyrshëm dhe këtë gjë po bën pak e nga pak. Që një lojtar të përmirësohet, pasi ka ndryshuar ambient dhe kampionat duhet 6 muaj. Kjo është. Ne nuk duhet të ndryshojmë personalitetin e lojtarëve, ata duhet të jenë të natyrshëm. Është normale që i duhet kohë. Nuk ka asnjë problem tjetër”, ka përfunduar Klop.

Fabinjo është aktivizuar vetëm në Champions, në sfidën ndaj PSG, por dhe në atë ndeshje u aktivizua në minutën e 90-të.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.