Klop i kthen komplimentet Guardiolës: Ata mbeten më të mirët

Trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, nuk i kurseu elozhet për skuadrën e Manncester Sitit, në konferencën për shtyp, që i parapriu takimit të nesërm. Sipas teknikut gjerman, ekipi i Pep Guardiolës mbetet më i forti në botë, ndërsa komplimentet nuk munguan as për belgun Kevin De Brujn, i cili la pas vetes një dëmtim tejet të rëndë.

“Do ta kemi shumë të vështirë. Një ndër ndeshjet më të vështira të futbollit modern është që të luash ndaj Sitit në transfertë. Duhet të tregojmë dëshirë për të fituar si në çdo ndeshje tonën, por duhet të kujtojmë që kundërshtari sipas medimit tim, është akoma skuadra më e mirë në botë”.

“Edhe ne nuk ngelemi mbrapa. Në muajin dhjetor s’besoj të ketë pasur një skuadër me ecurinë tonë, prandaj kemi kaq pikë, por kjo nuk na bën favorit për takimin e nesërm”.

DE BRUJN – “ Mungesa e një lojtari si De Brujn do të ishte një goditje shumë e fortë. Jam i lumtur që ai është kthyer në stërvitje. Çdokush që e dashuron futbollin duhet ta dashurojë Kevin De Brujn. Është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe një lider. Do të ishte shumë ndryshe për ne, nëse ai s’do të jetë nesër në fushë”, përfundoi Klop.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *