Klop i dorëzuar: E prisja fitoren e Sitit, Junajtid nuk mund ta përballojë!

0

Mançester Siti kaloi pengesën më të vështirë drejt titullit kampion një natë më parë, teksa mposhti pastër 0-2 Mançester Junajtid në derbi. Një tripikësh që i ngjit “Citizens” në vendin e parë me një pikë më shumë se Liverpuli, kur kanë mbetur edhe tre ndeshje për t’u luajtur.

Lidhur me garën për titullin kampion, së fundmi ka folur edhe trajneri i “The Reds”. Jurgen Klop ka deklaruar se një rezultat të tillë e priste në derbi dhe se tani ekipi i tij duhet të fitojë të paktën dy ndeshjet e ardhshme, që titulli të vendoset në javën e fundit.

“Ishte rezultati që prisja. Junajtid u përpoq me sa mundësi kishte, sidomos në pjesën e parë, por ata nuk mund ta përballojnë Sitin për 95 minuta. Tani jemi një pikë larg tyre dhe e dimë që na duhet të fitojmë dy ndeshjet e ardhshme, që gjithçka do të vendoset në javën e fundit”, përfundoi Jurgen Klop.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.