Klop i dëshpëruar: S’mund të luajmë më mirë se kaq

Jyrgen Klop ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës së tij ndaj Barcelonës, por rezultati 3 – 0 u jep pak shpresa për të shkuar sërish në finalen e Champions League.

Trajneri i Liverpulit e cilësoi të jashtëzakonshme mënyrën se si luajti skuadra e tij, megjithatë gjermani e pranon se në këtë sport luhet për të shënuar gola.

“Futbolli i tillë është. Në këtë sport duhet të shënosh gola dhe ata e bënë tri herë këtë gjë, ndërsa ne asnjëherë. Paraqitje e skuadrës ishte e mirë, djemtë bënë një ndeshje të mirë. Më pëlqeu paraqitja, por nuk më pëlqeu rezultati. Në këtë lojë nuk merren nota, e vetmja gjë që vlen është rezultati”.

RASTET E HUMBURA – “Çfarë mund të them. Është e lehtë të flasësh për golat. Mënyrë se si i krijuam ato raste për shënim ishte e jashtëzakonshme. Mënyra se si u hapëm probleme ishte e jashtëzakonshme. Nuk e di a jemi në gjendje të luajmë më mirë se kaq”.

“Ndeshjen tjetër e luajmë nën disavantazhin e tre golave, gjithsesi le të riaftësohemi e të shkojmë të luajmë kundër Njukasëll. Loja ka mbaruar, çfarëdo që të them unë nuk e ndryshon rezultatin. Do të ndeshemi sërish, të shohim ç’do të ndodhë. Ia kemi bërë shumë të vështirë vetes”, përfundoi Klop.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *