Klop i çuditur me Shaqirin: Nuk ishte diçka normale

Xherdan Shaqiri e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij tek Liverpuli, pasi arriti që të gjente rrugën e rrjetës që në ndeshjen e debutimit ndaj Mançester Junajtid. Një ekzekutim perfekt nga ana e Shaqirit, i cili të tilla goditje i ka vërtetë fiksim, pasi e kemi parë dhe më parë që të provojë.

Edhe trajneri i “The Reds”, Jurgen Klop ka mbetur i befasuar nga paraqitja e lojtarit me origjinë shqiptare.Klop ka deklaruar se ishte vërtetë e çuditshëm se si një lojtarë i afruar së fundmi të përshtatet në aq pak ditë aq mirë me skuadrën. Vlerësim maksimal nga ana e tij për Shaqirin.

“Kjo nuk është normale. Ai ka vetëm 4 ditë në skuadër dhe është përshtatur mjaft mirë. Ai u paraqit mjaft mirë dhe të tregohemi i sinqertë ishte më mirë nga seç e prisnim. Është një lojtar me shumë cilësi. Kur ka ardhur këtu ka treguar shumë entuziazëm”.

https://www.youtube.com/watch?v=uLftSqyrYvY

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *