Klop: Fitues si Ramos? Më mirë një humbës i keq

Liverpul ju afrua shumë ëndrrës së madhe për të fituar Champions Leaguen, por u ndal në finale nga Real Madrid, që e morri për të tretën herë radhazi titullin kampion Europe. Ajo finale duket se i ka lënë një peng të madhe trajnerit të “The Reds”, Jurgen Klop.

Tekniku është rikthyer dhe një herë tek ajo finale, duke ngacmuar kapitenin e “galaktikëve” Serxho Ramosin, për ndërhyrjen brutale ndaj Muhamed Salah.

Klop e thekson se më mirë të jetë një humbës sesa ta kërkojë një fitore si ajo që mori Ramos. “Sigurisht që kisha dëshirë që të fitojë Championsin dhe do ta merrnim nëse do të ishim pak më të kujdesshëm”.

“Unë nuk pres shumë shpjegime nga ai (Ramos), unë pres vetëm që ai të japë më një mendim për situatën e krijuar”.

“Mund të ketë qenë një rastësi, por Momo Salah la fushën e lojës në ndeshjen e jetës së tij, në një moment të jashtëzakonshëm”.

“Shumë njerëz thonë se këto gjëra ndodhin, por në qoftë se ky është mesazhi që u dërgojmë fëmijëve tanë, se bëhet gjithçka për të fituar, atëherë unë do të jetë i lumtur për të lënë këtë botë që 40 vjeç”.

“A jam unë një humbës i mirë? Jo. Por gjatë përgatitjeve tona ne duhet të flasim për Ramosin, sepse ai ndikoi në finalen vitin e kaluar, kujtojmë këtu rastin e kartonit të kuq në dëm të Kuadrados ndaj Juves”.

“Real Madridi ka merituar të fitojë Ligën e Kampionëve, askush nuk ka thënë asgjë tjetër. Por a nevojiten ato situata si të Ramosin? Jo, jo”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *