Klop është i veçantë në llojin e tij: Të vesh kostum në ndeshje? Vetëm në furnerale dhe martesa

0

Jurgen Klopp është një prej trajnerëve më të suksesshëm të momentit dhe që arrin ti bëjë për vete tifozët në çdo klub ku shkon. Madje një rol të madh në pëlqimin e gjerë nga tifozët e futbollit luan edhe karakteri i gjermanit, i cili njihet si një njeri shumë karizmatik dhe që gjithmonë jep deklarata mjaft të veçanta.

Klopp ka treguar së fundmi edhe arsyen pse ai asnjëherë nuk vesh kostum, një veçori kjo që e dallon nga kolegët e tij. Kujtojmë se hera e fundit që trajneri i Liverpool ka veshur një të tillë i përket vitit të parë kur u vu në krye të ekipit anglez, gjatë një ndeshje në Europa League.

Tekniku gjerman thotë se kostumin e përdor për raste si martesa apo funerale, si dhe nuk i intereson mënyra se si ai duket, por interes për të ka që ekipi i tij të duket mirë. Ndërsa thekson se në fillimet e veta në Champions League vishej me kostum sepse dikush i tha se kjo ishte një detyrë.

“Kam një kostum për martesa, funerale dhe nëse dikush më thotë se duhet të vesh një kostum. Për mua nuk është ideal. Nuk kam arsye për ta veshur një të tillë, nuk ndihem mirë në të dhe nuk marr frymë lirisht. Nuk dua të mendohem për veshjen time para ndeshjes. Kur nisa në fillim në Champions League i vishja sepse dikush më tha se e kishim për detyrë një gjë të tillë. Por herën e parë që pashë një tjetër trajner pranë meje pa kostum, hoqa dorë. Unë nuk dua që të dukem mirë në pankinë, ekipi im duhet të duket mirë. Ky është qëllimi im kryesor”,  është shprehur Klopp./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.