Klop: Do të fitojmë, se kam ekip me karakter!

0

Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop është shfaqur në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Vijarealit në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës (ndeshja e parë në shtëpinë e spanjollëve) duke shpalosur objektivat e ekipit të tij për këtë takim. Ai mes të tjerash theksoi se “The Reds”-at do të jenë të motivuar në maksimum për të marrë një fitore, pasi rezultatet e tjera gjermani nuk i njeh dhe as nuk i përmend kurrë.

Sakho me doping – “Nuk mendoj se ky është momenti më i përshtatshëm për të diskutuar për një temë të tillë, sepse nuk ka shumë për të thënë. Informacioni është ai që e dimë të gjithë, tani të shohim se si do të shkojnë gjërat”.

Fryma pas Dortmundit –  “Ajo që është e rëndësishme qëndron në faktin se lojtarët e mi kanë treguar karakter. Nuk mendoj se duhet të merremi gjatë me atë çfarë bëmë kundër Dortmundit, por më mirë të flasim për ndeshjen ndaj Vijarrealit, sepse bëhet fjalë për gjysmëfinalet e Ligës së Evropës. Kemi shumë respekt për Vijarrealin për vetë atë çfarë po bën në këtë sezon”.

Benteke rikthehet – Për ndeshjen kundër Vijarrealit, Klop ka grumbulluar me ekipin edhe sulmuesin Kristian Benteke. I harruar prej kohësh, belgu është kthyer përsëri në ekip, duke qenë pa dyshim surpriza e Klopit për këtë takim. “Benteke ka punuar mirë. Nuk mund të them se është apo jo në formën e vet më të mirë, por fakti që është këtu me ne do të thotë se mund të luajë, sepse askush nuk ka ardhur për turizëm”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image