Klop dhe milionat: Nuk jam hipokrit, ka ndryshuar bota

0

Jyrgen Klop është sulmuar ashpër nga një pjesë e mediave në Angli kohët e fundit, sepse para dy vitesh deklaronte se shpenzimet e klubeve në merkato ishin anormale dhe lojtarë si Pogba nuk mund të kushtojnë 100 millionë euro: “Nëse këto shpenzime bëhen norma në futboll, unë e lë fare këtë punë”. Tani Klop del si hipokrit, sepse në ajnar shpenzoi 75 milionë sterlina për Van Dijk dhe ditët e fundit pagoi 65 milionë sterlina për portierin Alison, tashmë portieri më i shtrenjtë në botë.

Gjithsesi, trajneri gjerman mbrohet, duke deklaruar se bota ndryshuar në mënyrë të frikshme: “Ky është problemi këto kohë, çdo broçkull që thua e mbajnë mend të gjithë. Megjithatë, ajo që thashë mbetet e vërtetë, nuk e imagjinoja dot që bota do ndryshonte kaq shpejt në 2 vite e gjysmë.

“100 milionë ishte shifër e çmendur. Që atëherë bota ka ndryshuar totalisht dhe ne kemi blerë portierin më të shtrenjtë në botë.

“Nuk na intereson çfarë po mendon bota për ne, ashtu si nuk i interesonte Mançester Junajtidit kur bleu Pogbanë. Është vetëm një opinion, edhe unë e ndryshova atë. Më mirë të ndryshosh mendim, sesa mos të kesh fare.

“Çfarëdo gjëje të thonë njerëzit, unë kam parë ditë më të këqija në jetën time dhe gjëra më të këqija më ndodhin. Ne kemi lojtarët që dëshironim, kjo më mjafton”.

Liverpuli ka blerë këtë verë portierin Alison nga Roma, si dhe mesfushorët Fabinjo nga Monako, Nabi Keita nga RB Lajpcig dhe Xherdan Shaqiri nga Stouk Siti.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.