Klop çuditet se përse Juventusi nuk është 10 pikë para, Sarri: E tha vetë! Ai nuk e sheh Serinë A

Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, ka zbuluar se Juventusi është skuadra e tij e preferuar në Europë pas asaj që drejton. Më pas ka shprehur edhe çudinë për mënyrën sesi ky ekip nuk ka krijuar diferencën në Serinë A, por është duke diskutuar titullin me Lacion dhe Interin.

“Juventusi ishte skuadra ime e preferuar para nisjes së sezonit, por unë nuk e shoh shumë futbollin italian. Megjithëse ajo që nuk mund të kuptoj unë është se përse Juventusi nuk është 10 pikë para në Seria A. Ata kanë skuadrën më të mirë që unë kam parë në jetën time, lojtar me kualitet dhe është çmendur”, ka thënë Klop.

E menjëhershme ka qenë kundërpërgjigja e trajnerit të Juventusit, Sarri. “Klop e ka thënë vetë se nuk e ndjek shumë Serinë A. Shpjegimet e tij janë gjithë konfuzion. Është një nga njerëzit më të zgjuar dhe më me shumë humor që unë njoh. Ajo që po bën këtu është që të tjerët të mos e quajnë Liverpulin si favorit”, ka thënë Sarri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *