Klop: Çmenduri, sa doli ndeshja?

Trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, ishte natyrisht mjaft i lumtur pas kualifikimit ndaj Romës. Duke folur për BT Sport, ai lëshoi edhe batuta: “Ishte një ndeshje e gur. Roma rrezikoi dhe ne e ndëshkuam në kundërsulm, por pastaj shënuam autogol. Kishte hapësira pa fund dhe nuk mund të luajmë ashtu në mbrojtje. Çdo kundërsulm ishte i rrezikshëm për ne, por nuk e përdorëm. Treguam pak më shumë durim e qetësi sesa duhej. Zakonisht jemi më të mirë se kaq.

“Ishte gjysmëfinalja e parë për shumicën e djemve dhe është normale që të ishin nervozë. Doli në dritë një ndeshje emocionuese, pak si tepër emocionuese”.

“Ne jemi me meritë në finale, nuk mjafton fati në dy ndeshje. Ne patëm nevojë për fat vetëm një herë sot, ashtu si Reali dje.

“Djemtë e merituan, treguan karakter, luajtën futboll, ishte ndeshje e çmendur. Harrova sa doli, 7-6 apo jo? E pabesueshme!”.

“Unë humbas shpesh në finale? E di, por duhet të fillojmë të fitojmë. Kam humbur 5 finalet e fundit dhe të gjithë do ma kujtojnë, por do ta provojmë sërish”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *