“Klop aspak korrekt, nuk e kuptoj pse merret me të tjerët!”

0

Mançester Siti dhe Liverpuli do të përballen mes tyre të dielën (ora 16:00) në finalen e “FA Community Shield”, ose ndryshe finalja e Superkupës së Anglisë.

Rivaliteti për fitimin e titullit kampion ishte i madh gjatë sezonit të kaluar. Në fund triumfuan djemtë e Guardiolës me një pikë më shumë, ndërsa nuk munguan “thumbimet” mes palëve.

Kështu ka ndodhur sërish dhe atmosfera e këtij dueli fantastik është rritur në maksimum. Jurgen Klop u shpreh përpara disa ditësh së janë vetëm 4 klube, që mund të bëjnë çfarë të duan ekonomikisht: Real Madrid, Barcelona, Mançester Siti dhe PSG.

Deklarata e trajnerit të The Reds nuk është pëlqyer aspak në kampin e kampionëve. “Qytetarët” kanë reaguar gjatë ditës së sotme dhe fjalën e ka marrë Omar Berrada, drejtues i Sitit.

Omar Berrada

Jemi befasuar nga fjalët e Klop. Nuk jemi të zemëruar, por na duket gjë kurioze që theksohet fakti se sa shpenzojmë ne në merkato. Kur shpenzonin ata, për ne ishte gjithçka ok. Nuk e kuptoj se pse duhet të merren me punët e të tjerëve. Gjithkush shpenzon aq sa e sheh të arsyeshme. Të shprehesh se ne, Barcelona, Reali dhe PSG shpenzojmë nga 200 milionë sterlina çdo vit është nuk është aspak korrekte”, përfundon Berrada.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.