Kliton Bozgo, jeta si ish-futbollist e shqiptarit më të dashur në Slloveni

Kliton Bozgo, një mit në Slloveni, një mister në Shqipëri. Tashmë 45 vjeç, Bozgo ka lënë gjurmë të pashlyeshme në futbollin slloven, ku në periudhën 1993-2005 shënoi lumë golash, mbi 100 në rreth 200 ndeshje kampionati, mes Mariborit e Olimpijas, dy gjigantëve të futbollit në Slloveni. Një gol në çdo dy ndeshje, mesatare që në futbollin aktual do ta bënte milioner, por edhe një yll të kombëtares shqiptare. Për fat të keq, nuk e shfrytëzuam sa duhej, sepse Bozgo ka luajtur shumë pak për kombëtaren tonë. U largua që fëmijë, 21 vjeç, duke lënë kujtime të paharrueshme te Tomori, para se të bëhej idhull në Slloveni, jo me një, por me dy skuadra: Maribor e Olimpija, duke qenë i vetmi futbollist që e kanë dashur dhe e duan ende të dyja tifozeritë.

Edhe gazetarët e duan shumë dhe nuk humbin rast për ta takuar kur kthehet në Slloveni. Për “siol.net” Bozgo ka dhënë një intervistë të gjatë, ku ka folur për jetën e tij pas futbollit…

“Nuk jam i mërzitur, po e shijoj çdo ditë dhe kjo më lumturon”, thotë Bozgo, i cili nuk luan futboll në nivel të lartë prej vitit 2005, kur la Mariborin, por ai është tërhequr nga futbolli vetëm para dy vitesh, pas shumë sezonesh në Austri, ku tashmë është trajner.

“Kur e lë futbollin, të hapet një botë e re, kapitulli i dytë i jetës. Shumë sportistë vuajnë, futen në depresion, por unë e pata më të lehtë, sepse jam ende në botën e sportit. Nga profesionizmi, kalova në futboll amator, studiova për trajner dhe gradualisht u përfshiva në trajnim”, thotë 47-vjeçari, i cili shkoi në Slloveni në vitin 1993 dhe ka luajtur për Maribor, Olimpija, sërish Maribor, Ptuj Drava dhe Mura. Më pas, zëvendëstrajner te Drava, Mura, Aluminij dhe te Sllovenia U-17. Tani, me licencë profesionisti, Bozgo drejton në Austri, Kaindorfin.

“E mora drejtimin në sezonin paraardhës, e gjeta ekipin me 10 pikë, më pas grumbulluam 24 pikë dhe u renditëm të shtatët. Sezonin e fundit u përmirësuam sërish, kemi ambicie për më lart. Kam pasur oferta, edhe nga Sllovenia, por problemi aty është puna afatgjatë”.

PROFESIONI I TRAJNERIT

“Roli i trajnerit është më i vështirë se ai i futbollistit. Si futbollist, sheh punën tënde, ndërsa si trajner duhet të mendosh për gjithçka. Punon me 25 lojtarë, me 25 kataktere të ndryshme. Ka lojtarë me probleme, ka lojtarë që sapo janë bërë prindër e nuk flenë gjumë. Nuk është e lehtë, por është interesante, më ka ndihmuar shumë eksperienca si futbollist”, thotë shënuesi i tretë më i mirë në historinë e Mariborit (110 gola) dhe shënuesi i dytë më i mirë në historinë e kampionatit slloven (111).

Today he is a coach in Austria.

Si trajner i ri, mundohet të studiojë gjithë emrat e njohur, por më shumë e ka impresionuar Jyrgen Klop. “Sidomos gjatë kohës te Dortmundi, por për aspektin taktik nuk ka si shkolla italiane”, thotë Bozgo, i cili nuk i zbulon ambiciet si trajner: “Jam fillestar, po mësoj, jam në rrugën e duhur shpresoj. Po i hedh hapat një nga një. Natyrisht, do ishte nder i madh të drejtoja Shqipërinë ose Slloveninë, por rruga është ende tepër e gjatë”.

He quickly found out that the coaching career was much more difficult than the role of a football player.

Bozgo, me pasaportë sllovene, ka një të kaluar të përbashkët me Matjazh Kek, trajneri slloven më i suksesshëm aktualisht, i cili ka drejtuar Rijekën drejt titullit historik në Kroaci dhe tashmë është kualifikuar për në play-off në Champions League. Kek ka drejtuar kombëtaren sllovene, por edhe Bozgon te Maribori.

“Ai meriton gjithçka ka arritur, është një trajner i madh, jemi krenarë për të. E përgëzoj për gjithçka ka bërë dhe besoj se mund ta çojë Rijekën në grupet e Champions League. Jam krenar që e njoh, ai ka mbetur një njeri shumë modest, pavarësisht nga sukseset e mëdha të viteve të fundit”, shprehet Bozgo, i cili i ruan kontaktet me Kek. Interesante është se vite më parë (2011) Kek ishte pranë stolit të kombëtares shqiptare, edhe me ndihmën e Bozgos, i cili kujton: “Para se kombëtaren ta merrte De Biazi, e rekomandova dhe lobova për Kek, i cili ishte shumë pranë marrjes së drejtimit të Shqipërisë. Në Shqipëri vendosën për De Biazin, tani kanë vazhduar me Kristian Panuçin”.

JETA SI ISH-FUTBOLLIST

” Bëj një jetë normale, nuk më mungojnë paratë, mund të blej shumë gjëra sot, edhe ndonjë makinë lukdize, por ç’vlerë ka? Nuk më intereson luksi, për mua ka rëndësi që familja ime të ketë për të ngrënë çdo vakt nê tryezë, rëndësi ka që e duam shumë njëri-tjetrin dhe na respektojnë. Kemi një apartament në Maribor, edhe disa në Shqipëri, por nuk është prioriteti ynë në jetë”, tregon Bozgo, një sportist shembullor, i cili kurrë nuk i ka frekuentuar kazinotë apo pikat e basteve.

"There are three things that can ruin the family: drugs, alcohol and cube."“Tre gjëra mund ta shkatërrojnë një fanilje: droga, alkooli dhe bixhozi”, vazhdon Bozgo, i cili nuk ka pasur kurrë problemet që kanë pasur shumë futbollistë, përfshirë ish-shokë skuadre.

“Kur shoh çfarë lojtarësh kanë qenë disa nga ish-shokët e mi, sa para fitonin, sa premtues ishin dhe sa djem të mirë ishin, ndërsa më pas mbetën trokë, më dhemb zemra. Megjithatë, kështu funksionon. Nëse kërkon pasuri në kazino, do të mbetesh pa asgjë. Kazinotë u hapën për të fituar pronarët, jo lojtarët. Nuk njoh askënd që është pasuruar nga kumari”, thotë me keqardhje Bozgo, një sportist që nuk ka pirë kurrë duhan dhe ende vrapon 3 herë në javë.

” Duhani e alkooli nuk sjellin asgjë të mirë. Jo vetëm kaq, tani duhani është kthyer në të mirë luksi. Një paketë kushton goxha, llogariteni pak sa shpenzon një person në muaj, në vit. Pa harruar dëmin që i shkakton shëndetit. Unë pi ndonjë gotë verë, por është normale, jemi njerëz”.

NJOHJA ME ÇEFERININ

Sportisti më i njohur në botë është Aleksandër Çeferin, presidenti i UEFA-s, të cilin Bozgo e njeh mirë, pasi ka punuar me të në Federatën Sllovene të Futbollit.

“Kur isha atje, federata ishte e organizuar në mënyrë perfekte dhe ashtu ka mbetur. Ia kam kaluar shkëlqyeshëm në çdo drejtim, si njeri dhe si sportist. Nuk u habita kur Çeferin u zgjodh president i UEFA-s, ai është shumë i zoti. Luajmë shpesh futboll së bashku, është njeri shumë i mirë, i përulur e modest. Asgjë nuk ka ndryshuar në sjelljen e tij tani që është president”, tregon Bozgo.

 LIDHJA ME TURIZMIN SLLOVEN DHE ATË SHQIPTAR

Futbolli nuk është gjithçka për Bozgon, sepse ai merret edhe me gjëra të tjera. Kur la futbollin profesionist, hapi një restorant: “E menaxhonte bashkëshortja, por më pas vendosëm ta mbyllim. Është më mirë të bësh atë që di më mirë. Nuk mbahen dy kunguj nën sqetull”.

Bozgo ndërkohë merret me turizëm dhe shërben edhe si ndërlidhës mes Sllovenisë e Shqipërisë.

“E bëj më shumë në mënyrë miqësore, por mundohet ndihmoj sa të kem mundësi. Shqipëria është shumë e bukur, turizmi po zhvillohet vit pas viti. Ka 300 km vijë bregdetare dhe 300 ditë me diell në vit, ndërsa Sllovenia është një parajsë në tokë. Linjat ajrore Tiranë-Ljubljanë janë të shkëlqyera, i rekomandoj gjithkujt udhëtimin nga Sllovenia në Shqipëri dhe anasjellas”, thotë Bozgo, i cili me miqtë e tij organizon ture raftingu në Osum. “Është një eksperiencë që duhet provuar patjetër, rafting në një kanion 2000-vjeçar, 15 km i gjatë. Unë shkoj sa herë ndodhem në Shqipëri, por gjithashtu orientoj çdo turist slloven kur kam mundësi dhe nevojitet ndihma ime. Ndihem mirë kur shoh makina me targa sllovene në Shqipëri”.

"Traveling to Tirana, then I would take you ..."

Një udhëtim turistik në Shqipëri?

“Do rekomandoja udhëtim me avion për në Tiranë, më pas vizitë në Durrës, qytwt 2400-vjeçar, trashëgimi e UNESCO-s. Më pas, rafting dhe vizitë në Vlorë, prej nga është Geri Çipi. Pas Vlorës, më në jug, në Sarandë, si dhe udhëtim me traget për në Korfuz. Pas Sarandës, rrugëtim drejt Gjirokastrës, tjetër qytet shumë i vjetër, ku është edhe muzeu i Enver Hoxhës. Më pas, vizitë në Krujë dhe më pas në Shkodër, ku një liqen unik lidh lumin me detin. E veçanta? Kudo gjen ushqim të mirë, me çmime tmerrësisht të ulta”.

 Po një udhëtim në Slloveni?

Of course, I would also visit Bled.

“Natyrisht, do e nisja nga Ljubljana, ku ka shumë gjëra për të parë, si kështjella e qytetit. Më pas, në Bled dhe Bohinj, parajsat në tokë. Më pas, Primorsjo, Izola, Piran, Portorozh e me radhë deri në Maribor. Më pas, në Pohorje, Prekmurje e Dolenjska, ku duhet parë Krka, vend fantastik për ski, dy orë larg plazhit. Një vebd unik, jam krenar që jetoj në të”, thotë me buzëqeshje Bozgo.

It respects anyone, regardless of skin color and religion, and has friends all over the world.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *