Klauzolë “anti-Junajtid”, Siti merr masat pas shitjes së Brahim Diaz

Ditën e djeshme Real Madrid zyrtarizoi blerjen e sulmuesit 19-vjeçar Brahim Diaz nga Mançester Siti. Nga ky transferim ekipi anglez përfitoi 20 milionë euro, por drejtuesit e kampionëve të Anglisë kanë shtuar dhe disa klauzola interesante në marrëveshjen me Realin.

Në rast se Diaz do të shitet në të ardhmen, Siti do të përfitojë 19% të vlerës së kartonit. Megjithatë, ka një përjashtim për një ekip të veçantë. Bëhet fjalë për skuadrën “fqinje” të Mançester Junajtid.

Përqindja e kartonit në rast të një transferte të 19-vjeçarit te “djajtë e kuq”, shkon nga 19% në 40%, çka  e bën krejt të paleverdishëm kalimin e Diaz te Junajtid në një të ardhme të afërt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *