Klauzola sekrete për Nejmar, Kuri hedh poshtë gjithçka

Transferimi i Nejmar te PSG tronditi botën e futbollit, teksa u vendos një rekord i ri për transferimin më të shtrenjtë të bërë ndonjëherë. Nga 222 milionët që mori Barcelona ka pasur para për të gjithë.

Një ditë më parë ka dalë lajmi se katalanasit i kanë paguar 6,6 milionë euro Andre Kuri, një punonjës i klubit. Ky i fundit ka ndikuar në transferimin e Nejmar te Barcelona dhe në kontratë thuhet se ka pasur një klauzolë që Kuri të përfitonte 3% të shumës së transferimit të radhës.

Prej asokohe Kuri ka punuar për Barcelonën, duke bërë disa transferime nga Amerika e Jugut drejt klubit të La Liga. Gjithsesi lajmi i dalë në “SER Catalunya është hedhur poshtë nga Kuri, i cili është shprehur për “Sport.es” se nuk është e vërtetë diçka e tillë, duke theksuar për gazetën spanjolle se nuk ka marrë asnjë qindarkë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *