Klauzola e veçantë e Kulibalisë, Reali gati të mbushë arkat e Napolit

Napoli pagoi vetëm 7 milionë euro te klubi i Genkut në vitin 2014 për të siguruar shërbimet e Kalidu Kulibali. Senegalezi është rritur shumë që nga ajo periudhë dhe sot është ndër më të mirët në botë në rolin e tij.

Të shumta kanë qenë ofertat për qendërmbrojtësin, por Napoli i ka refuzuar të gjitha. Aurelio De Laurentis rinovoi gushtin e kaluar me lojtarin deri në vitin 2023. Presidenti vendosi një klauzolë në kontratën e re, që do të hyjë në veprim në merkaton e verës.

Kush dëshiron shërbimet e 27-vjeçarit duhet të paguajë plot 150 milionë euro. Kjo vlen vetëm për klubet e huaja dhe jo ato italiane. Sipas lajmeve që vijnë nga Spanja, Reali nuk trembet nga kjo klauzolë dhe është gati ta paguajë.

Nëse Varan vendos të largohet, Zidan dëshiron Kulibalinë si zëvendësues”, shkruan “AS” sot. Afrikani pëlqehet shumë nga trajneri francez dhe Perez do të ishte gati për të përforcuar ekipin me një mbrojtës të nivelit të lartë si Kulibali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *