Klaus Gjasula tregon gjithmonë anën “shqiptare”, lojtari i dytë që futet në historinë e Bundesligës

Paderborni i Klaus Gjasulës ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në Bundesligë, teksa ka mundur me rezultatin 0-2 Freiburgun. Nga minuta e parë e ka nisur edhe mesfushori i Shqipërisë te Paderborni, që është zëvendësuar në minutën e 75. Pas këtij triumfi kjo skuadër ngjitet me pikët dhe ka më shumë shpresa për të mbijetuar në elitën e futbollit të Gjermanisë.

Po ashtu si edhe gjithmonë, Klaus Gjasula nuk mund të qendronte pa treguar anën e tij “shqiptare”. Shumë gjaknxehtë në fushën e lojës ky futbollist, duke u ndëshkuar që në minutën e 18 me karton të verdhë. Ky ishte kartoni i tij i 10 i verdhë në 18 ndeshjet e zhvilluara deri tani në Bundesligë. E thënë ndryshe, Gjasula është lojtari i dytë në histori që ka më tepër kartona, pas ish-lojtarit të Uerdingen, Helmut Ranher. /Sport Ekspres/