Klaus Gjasula flet pas humbjes: Turqia e ka fatin me vete, ky është futbolli

Shqipëria ka humbur me rezultatin 1-0 ndaj Turqisë në transfertën e sotme. Një ndeshje e interpretuar në mënyrën më të mirë nga kuqezinjtë, por u ndëshkuan në të vetmin gabim në minutat e fundit.

Menjëherë pas ndeshjes, Klaus Gjasula, pas një tjetër performance të mirë ka folur për “Supersport”. Mes të tjerash mesfushori i Kombëtares shprehet se i gjithë rezultati u vendos nga fati.

“I ecën puna Turqisë, e ka fatin dhe ky ishte rezultati. Ky është futbolli. Ka raste kur vjen një moment i tillë apo të tjera kur kundërshtari mban topin dhe ti shënon me një gjuajtje në portë. Ata janë lartë në renditje dhe sigurisht që jemi të trishtuar nga ky rezultat”, ka thënë Gjasula. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *