Klaus Gjasula e bën sefte në Bundesligë, Paderborni përmendet pas 9 javësh

Paderborni ka marrë më në fund fitoren e parë në Bundesligën gjermane, ku ka mundur ekipin e Dusseldorf-in me rezultatin 2-0. Janë dashur plot 9 javë për t’iu gëzuar 3 pikëve të para në kampionat, pas rezultateve zhgënjyese të marra deri në këtë fazë të sezonit.

Paderborn shkon tashmë në kuotën e 4 pikëve të grumbulluara, por pa mundur të shpëtojë nga vendi i fundit në tabelën e renditjes, ndërsa vetëm 3 pikë e ndajnë nga dalja e zonës së rrezikut.

Titullar nga minuta e parë ka qenë edhe mesfushori shqiptar, Klaus Gjasula, i cili është aktivizuar për 78 minuta në fushën e lojës. Ndërkohë kjo është paraqitja e 9 e futbollistit shqiptar me ekipin e Paderbornit në po aq ndeshje të luajtura, duke qenë kështu një lojtar i palëvizshëm nga 11-shja bazë dhe duke festuar kështu fitoren e parë në elitën e Gjermanisë /Sport Ekspres/