Klatenburg bëhet “arab”, me dyfishim page

0

Si kanë ndryshuar kohërat! Një herë e një kohë arbitrave as që ua dinim emrat (me përjashtim të Kolinës, por më shumë për shkak të pamjes së tij prej UFO-je). Tani arbitrat janë bërë protagonistë në çdo drejtim dhe i njohin të gjithë, edhe pse të themi të vërtetën, jo për mirë.

Ndërkaq, në Angli ka bërë bujë këto ditë lajmi se Mark Klatenburg (gjykoi finalen e FA Cup, finalen e Champions League dhe finalen e Euro 2016  vitin e shkuar) do të lërë futbollin anglez dhe do të shkojë të arbitrojë në… Arabinë Saudite.

Sipas medieve britanike, Klatenburg do të bëhet shef i sektorit të arbitrave në Arabinë Saudite dhe do të gjykojë rreth 20 ndeshje në vit, për një pagë rreth 500.000 mijë sterlina, dy herë më e lartë se ajo në Angli. Aq i dashuruar qenka Klatenburg me Arabinsë Saudite, saqë paska refuzuar 1 milion sterlina nga Kina!

Sot Klatenburg mbajti edhe një konferencë për shtyp, a thua se iku Zhoze Murinjo. Mund të jetë arbitri më i mirë në botë, por kaq shumë paska nevojë kampionati arabo-saudit për të?

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image