Klasikja/ Tirana e ka mit fitoren në Shkodër, kuriozitetet dhe formacionet e mundshme

Klasikja mes Vllaznisë dhe Tiranë pritet t’i jap një tjetër emocion Superiores që hyn në javën e tretë të saj. Pikërisht dy skuadrat me histori të madhe në futbollin shqiptar, përplasen me njëra-tjetrën në një kohë që edhe atmosfera mes tifozërive, nuk është edhe aq dashamirëse.

Nisur nga e shkuara, në Shkodër kërkohet që takimi të kalohet në qetësi, megjithëse e gjithë rrëmuja shkaktohet nga individë të veçantë dhe kjo nuk është sjellja e gjithë tifozëve. Një kuriozitet i veçantë për këtë përballje është fakti se bardheblutë kanë 4 vite e gjysmë pa dalë me fitoren nga Shkodran duke e kthyer në një mit të së shkuarës.

Një tjetër statistikë interesante është fakti se këtë herë do të përballen me njëra-tjetrën dy ekipet ”hermetike”. Portierët Lika dhe Sherri nuk e kanë nxjerrë ende topin e parë nga rrjetat e tyre për sezonin 2019-2020 në Superiore, ndërsa kemi hyrë në javën e tretë.

Sa i përket biletave të shitura, ende mungon një numër i saktë, por gjatë ditës së djeshme ka pasur një dyndje më të lartë në biletari dhe pritet të jenë shumë tifozë. Gjithashtu edhe tifogrupi i Tiranës, “Tirona Fanatiks”, e kanë konfirmuar prezencën e tyre në këtë përballje. /Sport Ekspres/

Formacionet e mundshme:
Vllaznia: Sherri, Gurishta, Malota, Shehi, Shtubina, Hygor, Krymi, Kruja, Sinjo, Lika, Zogaj

Tirana: Lika, Vangjeli, Osmani, Imami, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Hasani, Doka, Ngo, Kale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *