Klajvert, baste ilegale, shantazh dhe një milion euro borxh

0

Patrik Klajvert, Drejtor i Futbollit me Paris San Zhermen, është kërcënuar dhe shantazhuar për disa vite nga një bandë kriminale. Në vitet 2011 dhe 2012 ish-sulmuesi i njohur holandez ishte futur në borxhe, duke shkuar në mbi një milion euro borxhe nga bastet në ndeshjet e futbollit. Për pasojë, sindikata kriminale po ushtronte presion në rritje për të paguar paratë.

Gazeta holandeze Volkskrant shkruan se ka në dorë dokumentet që provojnë shantazhin.

Udhëheqësi i bandës kriminale, i quajtur nga Volkskrant vetëm si “e Daniel van’t H.”,ka qenë akuzuar në Gjermani për fiksimin e ndeshjeve. Ai akuzohet se ka manipuluar lojtarët për të vendosur bast në ndeshjet e tyre, duke manipuluar garat.

Nuk dihet nëse edhe Klajvertit i është kërkuar ta bëjë këtë gjë. Në vitet e fundit ai ka punuar si asistent trajner në ekipin kombëtar holandez të futbollit dhe tani është tani Drejtor i Futbollit i PSG-së.

Volkskrant thotë se Ministria e Drejtësisë nuk ka asnjë provë se Kluivert është përfshirë në fiksimin e ndeshjeve. Megjithatë, dokumentet gjyqësore tregojnë se Klajvert në vitet 2011 dhe 2012 ka vendosur baste futbolli, duke akumuluar borxhe prej më shumë se 1 milion €.

Avokati Klajvert, Zherard Spong, deklaroi se “nuk ka pasur përfshirje kriminale në manipulimin e ndeshjeve të futbollit”, dhe se ai është “vetëm një viktimë në këtë rast.”

Më 16 shkurt 2015 policia holandeze arrestoi pesë anëtarë të bandës. Hetimi nxorri në dritë faktin se Kluivert është përfshirë dhe, si rezultat, u kërkua që të dëgjohej si dëshmitar.

Kluivert tha se ai nuk ishte në dijeni se sindikatës i ndaloheshin bastet sportive dhe se ai nuk kishte asnjë ide se çfarë ka ndodhur me bastet e tij.

Sipas Volkskrant, kriminelët shantazhuan Klajvertin me një regjistrim audio, ku ai përmendte borxhet e tij kur ai ishte trajner asistent i ekipit kombëtar holandez mes viteve 2012 dhe 2014, duke kërcënuar se ata do ta shpërndanin atë në media.

Sipas Volkskrant, banda kishte qindra klientë në Holandë. Bastet vendoseshin me e-mail dhe mesazhe telefonike sms, ndërsa më pas bastet transferohesin në kompanitë e lojërave të fatit në Evropë dhe Azi.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image