“Kjo nuk më bind për Tiranën kampion”/ Redi Jupi: Isha skeptik, besimtarë në Zot ka pasur edhe më para

Redi Jupi ka bërë një analizë për situatën e Tiranës, që po fluturon në këtë javë me 10 fitore dhe vetëm 1 barazim në epokën e Egbos. Ndeshjet që bëjnë bardheblutë i konsideron gjithmonë të bukura, por ka një arsye që e tregon për “Procesi Sportiv” që përse nuk e bind për titullin kampion:

“Po ka një gjë që nuk më bind Tirana. Unë kam qenë edhe vetë skeptik më parë për këtë ecuri, por po vazhdon. Asnjëherë nuk më kanë bindur këto ekipet që ngrihen në gjysmë sezonit. Tirana ka ndërruar tre trajnerë deri tani dhe prandaj nuk më bind për t’u shpallur kampion. Por luan vërtet bukur dhe kënaqesh duke e parë duke luajtur, edhe në ato takime që vuan për të fituar. Egbo është duke bërë punë të mirë, por nuk bëhen vetëm me besim me Zotin këto gjëra, se kështu kanë qenë edhe të tjerët”, ka thënë Jupi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *