Kjo makineri e Tares është për Seria A/ Mundin edhe Interin, vetëm një pikë larg Juventusit

Lacio ka arritur të fitojë “finalen e parakohshme” ndaj Interit në shifrat 2-1. Seria A është bërë më e bukur se kurrë më parë, ndërsa janë tre ekipe në garë për Skudeton. Pas kësaj fitore, makineria e ndërtuar me lojtarët e zgjedhur të gjithë nga Igli Tare, shkon në vendin e dytë, ndërsa gjenden vetëm një pikë larg Juventusit kryesues.

Ndërkohë Interi zbret në vendin e tretë, duke grumbulluar 53 pikë dhe duke u gjendur 2 pikë larg Lacios, ndërsa 3 të tilla e ndajnë me Juventusin. Ashley Young kaloi në avantazh miqtë, ndërsa Imobile barazoi nga pika e bardhë me fillimin e pjesës së dytë. Milinkoviç Saviç do të tregohej edhe njëherë deçiziv, duke i dhuruar tre pikët e arta Lacios në minutën e 70. Një fitore kjo që do t’i bëjë edhe njëherë jehonë të madhe Igli Tares në mediat e huaja, pasi të gjitha janë të befasuar nga surpriza që ofrojnë kryeqytetasit në këtë kampionat. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *