Kjo Francë, përfytyrimi i Deshampit!

0

Në një grup ku ishte e vështirë të menaxhoje, aty ku dështuan Domenek dhe Blank, ish-futbollisti i Juventusit arriti që të linte gjurmë. Tani kërkon “qershinë mbi tortë”, edhe pse me thjeshtësi i përgjigjet kështu shtypit: “Kjo është fitorja e lojtarëve”

Ishte i qeshur në hedhjen e shortit… teksa bënte edhe fotografi me Xhani de Biazin… E megjithatë, shtypi e “kryqëzoi”, më shumë se njëherë. Tani që arriti një nga fitoret më të rëndësishme të karrierës si trajner, duke mundur në gjysmëfinalen e Marsejës, Gjermaninë, një nga skuadrat më të forta të turneut, është në krye të skenës. Dhe, e bëri pikërisht në qytetin e tij, ku ka fituar Kupën e Kampionëve si futbollist, dhe një kampionat si trajner. Një revansh i vogël dhe domethënës për skuadrën e stërvitur dhe drejtuar nga Deshamp, që u hodh “në turrën e drruve” pas humbjes ndaj Gjermanisë në botërorin e fundit brazilian (1-0 në çerekfinale). Përpara se të vinte ai, në dhomat e zhveshjes së Francës, mbizotëronte konfuzioni, ai konfuzion që detyroi Domenek dhe Blank që të dorëzoheshin.

Nga 8 korriku 2012 është trajneri i Francës por eksperienca e tij në stol nis shumë më përpara: në moshën 33-vjeç vendos që të mbyllë aventurën e tij në fushë si futbollist, duke provuar rrugën tjetër, atë si trajner. Prish kontratën me Valencian në 9 qershor 2001, duke u bërë trajner i Monakos. Në 2006, një aventurë e shkurtër por shumë formuese te Juventusi dhe në dhjetor të 2010 zgjidhet trajneri i vitit në Francë, një çmim që jepet nga “France Football”. Me Marsejën konfirmohet me rezultatet, Kupa e Ligës, Superkupa dhe në sezonin 2009-10 fiton titullin. Një histori që nuk përbën asnjë frikë për udhëheqësin Deshamp, i cili në “Velodrome” arriti të ngrinte Kupën e Kampionëve, përballë Milanit dhe që pardje shkruajti një faqe tjetër të madhe me kombëtaren e Francës.

Pas një futbollisti të madh fshihet gjithmonë një trajner i madh dhe një njeri i madh, me forcat dhe dobësitë e Pogbasë. Presing në të gjithë fushën dhe kontakte. Një sens pozicionimi mbreslënës.

Ka qenë një mesfushor mbrojtës, i majtë natyral, me grintë dhe shumë teknikë. i fortë në ndërhyrje, i rregullt, i shpejtë në lëvizje dhe në pasimet e topit, me Paulo Sozën, formonin një dyshe mesfushe të fortë që i dha Juventusit titullin, Kupën e Italisë dhe finalen e Kupës UEFA.

Nëse e shohim mirë, te Franca e ndeshjeve të fundit shihet se si Deshamp në mesfushë ka krijuar, një makinë thuajse perfekte me 4-2-3-1 që i jep mundësi vrapimeve të Sisokos dhe Paje, koordinimit dhe gjeometrisë së Matuidisë dhe lirisë mes linjave të Pogbasë, që është i dobishëm edhe në fazën ofensive.Karakteristika që i ka transmetuar edhe lojtarëve të tij ku thjeshtësia dhe sakrifica bëjnë forcën brenda grupit. Deshamp ka qenë një nga ato futbollistë që kanë pasur armën e tyre më të fortë thjeshtësinë, përulësinë dhe sidomos bujarinë agonistike; presing, digë dhe kundërsulm i shpejtë.

Kombëtarja franceze, edhe pse nuk ka entuziazmuar aq shumë sa pritej, është në finalen e Europianit falë një organizimi loje dhe menaxhimit të grupit nga një trajner me përvojë dhe dituri taktike. Kërcimi final, ai drejt kurorëzimit është shumë pranë. “Kam besuar gjithmonë te djemtë e mi, kam besuar në këtë grup. Kjo është fitorja e tyre, është historia e tyre. Finalja? Kam luajtur shumë, është më mirë kur je në fushë..”

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image