“Kjo është java e fundit”, Roland Peqini është pozitiv me lajm të mirë: Do nisni stërvitjen

0

Futbollistët e kanë vuajtur shumë këtë periudhë izolimi, teksa janë detyruar që stërvitjet e tyre t’i zhvendosnin nga fusha e blertë në shtëpitë e tyre. Senacat online si dhe në rrjetet sociale kanë qenë një mënyrë që ka ardhur si zgjidhje për lojtarët këto kohë. Një prej atyre që ka përdorur fuqinë e rrjeteve sociale ka qenë edhe ish-futbollisti Roland Peqini. Ky i fundit përdorte video live për të stërvitur lojtarët, ku nuk mungonin as ata nga Superiorja.

Por me sa duket ish-mbrojtësi i Tiranës e Dinamos është pozitiv për të ardhmen. Me anë të një postimi në profilin e tij në “Facebook”, Peqini shprehet se është i mendimit që kjo të jetë java e fundit e stërvitjeve onlinë, teksa me lirimin e masave mund t’i kthehen fushave sportive për të ruajtur formën e tyre fizike. Kjo është diçka që me zor pritet nga të gjithë futbollistët, të cilët e kanë bërë të qartë edhe më parë se dëshirojnë të rikthehen sërish në fushë, pasi izolimi po ndikon shumë te ta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.