Kishte kohë pa ndodhur, arrestohet Pol Gaskojn

Gjatë gushtit të kaluar, saktësisht me datë 20 gusht, Pol Gaskojn u denoncua nga një grua për ngacmim seksual. Ngjarja ka ndodhur në një tren, që shkonte nga Jorku drejt Durhamit.

Pas incidentit të ndodhur, policia shoqëroi për disa momente ish-lojtarin e famshëm anglez për ta liruar më pas. Gruaja pretendonte se ishte prekur në mënyrë të pahijshme, ndërsa hetimet e policisë angleze i kanë dhënë të drejtë asaj.

“Gazza” është arrestuar dhe si është arrestuar dhe siç bëjnë me dije autoritet policore angleze, ai do të paraqitet në me datë 11 dhjetor në gjykatën e Newton Aycliffe. 51-vjeçari vazhdon luftën me alkoolin, ndërsa tashmë do i duhet të përballet më të disatën herë me problemet me ligjin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *