Kinezët të çmendur pas yllit të Uest Hemit, 50 milionë eurove s’mund t’i thuhet jo

Skuadra kampione në fuqi e kampionatit kinez, Shangai SIPG, po bën çmos për të sjellë në lindjen e largët sulmuesin austriak Marko Arnautoviç. Sipas gazetës angleze “The Times”, ofertat e njëpasnjëshme të klubit kinez kanë filluar të ndryshojnë mendjen e drejtuesve të Uest Hemit.

Fillimisht skuadrës londineze iu paraqit një çek prej 27 milionë eurosh, ndërsa pas dy javësh negociata, pala kineze ka lënë të shtangur këdo me një ofertë prej 50 milionë eurosh. Sigurisht, kjo ofertë për 29-vjeçarin nuk mund të refuzohet dhe ditët në vazhdim pritet zyrtarizimi i transferimit.

Me kalimin në Kinë, Arnautoviç do të kthehet në një ndër lojtarët më të paguar në planet. Gjatë pesë viteve e gjysmë qëndrim në Angli, sulmuesi austriak ka shënuar 40 gola duke luajtur për skuadrat Stouk Siti dhe së fundmi, Uest Hem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *