Kinezët janë zhdukur, Milani kalon direkt tek asambleja

Asambleja  e ortakëve të Milanit do të mblidhet më 21 korrik dhe do të zgjedhë këshillin e ri administrativ.

Në asamble do të bëhet edhe kalimi zyrtar i pronësisë së klubit te fondi Elliott.

Këshilli Administrativ duhej të ribëhej nga e para sot, por mbledhja nuk u zhvillua fare. Kjo për faktin se 4 anëtarët kinezë të Këshillit nuk u paraqitën fare.

Kjo do të thotë se Jonghong Li me shokë është ende në këshill, deri sa të mblidhet asambleja, por praktikisht janë larguar nga Milani, duke parë që tashmë as që paraqiten fare në Milano.

Ndërkaq, në 19 korrik Milani do të paraqitet para CAS-it për të tentuar anulimin e përjashtimit nga kupat e Europës, duke shpresuar që të merret parasysh fakti që pronarët kinezë, mbi të cilët kishte dyshime UEFA, nuk janë më.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *