Kinën nuk e bëjnë as paratë, ja 5 yjet që duan largimin

Kampionati kinez i futbollit ka qenë një nga risitë më të çuditshme në futbollin botëror dhe paratë e investuar te ekipet aziatike kanë qenë stratosferike.

Investimet e mëdha kanë parë yje të futbollit botëror të transferohen në kampionatin kinez, ku janë mbuluar me ar. Por jo çdo gjë ka shkuar mirë për yjet e futbollit, pasi tashmë kërkojnë me doemos largimin.

Ky muaj janar mund të shohë shumë futbollistë të njohur të rikthehen në Evropë, madje disa nga ta janë të gatshëm të ulin ndjeshëm kërkesat e tyre dhe të pranojnë edhe rroga më të ulëta.

Karrasko është emri më i përfolur, me Milanin dhe Arsenalin që janë në garë për shërbimet e sulmuesit belg. Përveç Karraskos, edhe braziliani Hulk, Zahavi, Paulinjo dhe ish-ylli i Çelsit, Oskar janë gati të rikthehen në Evropë dhe kanë vënë në lëvizje agjentët e tyre që t’iu gjejnë skuadër. Duket se kampionati kinez do të humbasë shumë yje gjatë kësaj merkatoje.

Janik Karrasko kërkohet nga Milani dhe Arsenali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *