Kina nuk e lejonte të hynte, Juventusi merr lajmin e mirë

Juventusi ndodhet në Kinë për të marrë pjesë në turneun miqësor mes disa prej skuadrave më të mëdha të kontinentit evropian. Blerja e re, Merih Demiral ishte në dyshim për prezencën e tij në miqësore, për shkak të marrëdhënieve jo të mira të Turqisë, vendlindjes së tij dhe Kinës.

Shkaku është tensioni i vendit të madh me Turqinë, me këta të fundit që akuzojnë Pekinin për shtypjen e pakicës turko-myslimane të ujgurëve. E gjithë kjo e bënte të vështirë autorizimin e tij me një vizë qëndrimi në shtetin aziatik.

Pas kësaj qe njoftuar se mbrojtësi do të kthehej në Itali. Megjithatë, nuk do të ndodhë kështu. Demiral do të vazhdojë të jetë pjesë e Juventusit në turneun kinez. Klubi italian njofton nëpërmjet një postimi në “Twitter” se Demiral është pajisur me vizë dhe do të qëndrojë me ekipin deri në përfundim të ndeshjeve miqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *